Zgjedhja e ushqimeve të duhura ju ndihmon të keni një sistem imunitar më të fortë në mënyrë që të mund të luftoni infeksionet dhe viruset. Ushqimet që ofrojnë stimulim të sistemit imunitar, mbrojnë traktin tretës dhe rrisin kapacitetin mbrojtës të trupit, janë si më poshtë:

Fruta të freskëta-Mollët, portokallet, kivit, bananet dhe manaferrat janë “miniera” të vërteta të vitaminave antioksiduese, sidomos vitaminën C. Për t’u ndjerë të sigurt, konsumoni të paktën tre racione në ditë.

Arra-Bajamet, lajthitë, arrat përmbajnë shumë minerale si selen, zink dhe bakër, ndërsa janë gjithashtu të pasura me vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3, të gjitha armë të rëndësishme mbrojtëse kundër infeksioneve. Doza ideale është 20 deri në 30 gram në ditë.

Çokollatë e zezë-Çokollata me të paktën 72% kakao stimulon prodhimin e limfociteve T, të cilat veprojnë kundër infeksioneve. Doza e rekomanduar është 20 deri në 30 gram në ditë.

Bishtajore-Qiqrat, fasulet, thjerrëzat, përveçse janë zëvendësues perfekt të proteinave shtazore, ndihmojnë zorrën të prodhojë antitrupa. Konsumoni të paktën tre herë në javë.

Erëza-Ju duhen disa gram në ditë për të absorbuar dozat e larta të antioksidantëve që ofrojnë, duke ndihmuar trupin të mobilizohet më aktivisht në dobi të sistemit imunitar.

Peshk-Toni, sardelet dhe salmoni janë të pasura me acide yndyrore omega-3, thelbësore për të forcuar sistemin imunitar. Doza e rekomanduar është të paktën 100 gram peshk me vaj dy herë në javë.

Hudhër-Allicin, një organosulfat i pranishëm në hudhër, ka veti të fuqishme antimikrobiale dhe fungicidale, duke e bërë atë mbrojtësin ideal të trupit kundër viruseve.