Mbrëmjen e sotme në ekranin e “Top Channel-it” rikthehet “Përputhen Prime”. Me anë të një postimi në rrjete sociale, autorja Olsa Muhameti ka treguar të ftuarat kryesore.
Në puntatën e sotme do të rikthehen katër nga ish-konkurrentet e “Përputhen 2”. Konkretisht bëhet fjalë për Ana Lleshin, Ledjana Prengan, Ana Kaurin dhe Aristela Lekën.
Vajzat do të jenë sonte pjesë e “Prime” dhe pritet të jetë një puntatë mjaft interesante.