Javën që vjen pritet të mbërrijë një sasi e konsiderueshme e vaksinave anti grip për grupet e popullatës më në rrisk sic janë të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël. Sipas ekspertëve, vaksina ndaj gripit mund të aplikohet në të njëjtën ditë me vaksinën anticovid.

Në vende të tjera janë duke qarkulluar të dy tipet e gripit. Bino thekson se qarkullimi i virusit të gripit dhe ai i Covid mund të krijojnë situatë të rënduar në vendin tonë. Përvec Covid dhe virusi i gripit shkakton humbje jete.

Bino u bën thirrje qytetarëve që duke nisur nga java tjetër të shkojnë në qendra shëndetësore për të aplikuar vaksinën antigrip po edhe ata të cilët nuk janë vaksinuar ndaj Covid.