Tirana ishte ekipi fitues i Kupës së Federatës së Basketbollit për Meshkuj 2021. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka pritur kampionët e turneut të basketbollit, u shpreh krenar për këtë fitore dhe u ka uruar atyre fitore edhe në ligat e tjera.
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme sot që pres kampionët e Tiranës në basketboll. E filluam me kupën e Federatës dhe mezi pres që të jetë vetëm e para në shumë kupa dhe shumë arritje. Është jo vetëm ekipi më i mirë i Shqipërisë, por edhe ekipi me çunat më të mirë, se nuk mjafton vetëm të jesh sportist, ose artist i mirë, por duhet mbi të gjitha të jesh qytetar i mirë. Këta çuna janë fillimisht qytetarë të mirë e pastaj sjellin dhe kupat,” tha Veliaj.
Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi të rikthejë Kupën e Federatës në sezonin 2021-2022. Ky turne nuk zhvillohej në vendin tonë prej pesë vitesh.