Në projektligjin e plotë të Ndryshimeve Kushtetuese PD del me disa propozime, mes tyre edhe Vettingu politik.
Sa i përket Vettingut në Politikë, PD kërkon që të përjashtohen nga kandidimi, të gjithë ata persona që “janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
“Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”, thuhet në një nga propozimet e PD-së.
Mes të tjerash theksohet se organi përgjegjëse për kryerjen vettingut të politikanëve të jetë SPAK.