Fitorja ndaj Hungarisë do të kujtohet gjatë, një sukses shumë i rëndësishëm pasi mban të gjallë ëndrrën e Shqipërisë për të siguruar një vend në fazën play-off.
Edy Reja është arkitekti i këtij suksesi, një trajner që me përulësi dhe me shumë punë, po ndërton një ekip fantastik. I gjithë grupi është i bashkuar rreth trajnerit duke krijuar një klimë fantastike.
Lojtarët i bënë një dhuratë të bukur trajnerit në vigjilje të ditës së tij të lindjes, tre pikët ndah Hungarisë, ndërsa gjatë kthimit në hotel nuk munguan surprizat, fishekzjarrë dhe një tortë me dedikim për teknikun italian që feston në këtë mënyrë 76-vjetoarin e tij të lindjes.