Një video që ironizon zhvillimet në Partinë Demokratike pas përjashtimit të Sali Berishës nga Lulzim Basha, ka nisur të qarkullojë dhe të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Protagonist i videos është Sali Berisha, i cili në rastin konkret krahasohet me Adolf Hitlerin, ndërsa jep urdha për ‘gjeneralët’ që i janë bashkuar frontit të “Foltores”së tij.
Një video që ironizon zhvillimet në Partinë Demokratike pas përjashtimit të Sali Berishës nga Lulzim Basha, ka nisur të qarkullojë dhe të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Videoja shpjegon prapaskenat dhe qëllimin e maskuar të ‘Foltores’ së Sali Berishës, një mënyrë të veçantë, përmes ironisë dhe paralelizmit. Protagonist i videos është Sali Berisha, i cili në rastin konkret krahasohet me Adolf Hitlerin, në një moment dëshpërimi, gjatë luftës në dy fronte, kundër Perëndimit dhe Rusisë.
Nëse Hitleri në film u jepte udhëzime, kritikonte, shante dhe kërcënonte gjeneralët për të vijuar luftën sipas marrëzive të tij, Berisha i jep ‘urdhra’ rrethit pranë ‘Foltores’ për luftën kundër SHBA, ambasadores amerikane Yuri Kim si dhe për ‘goditjen’ e deputetëve që i janë bashkuar Lulzim Bashës, fisit Hoti etj.
Videoja epike nis me një ‘raportim të gjeneralëve’ para Berishës, sipas të cilëve Kimetja (ambasadorja amerikane Yuri Kim) nuk po ‘dorëzohet’ për ta hequr nga lista e zezë, pavarësisht presionit me ‘Foltoren’. Ata ‘propozojnë’ hapjen e disa llogoreve të reja sulmi nga fshati i Ilir Metës dhe Çim Pekës, gazetar pranë Familjes Berisha, i pozicionuar në luftën kundër Bashës dhe SHBA.
I dëshpëruar për fundin e betejës kundër tij, Berisha mban në zyrë vetëm tre ‘gjeneralët’ më të besuar, Flamur Nokën, Bujar Nishanin, Edi Palokën, të cilëve u flet për tradhtinë e Bashës, shitjen e sovranitetit të PD-së tek amerikanët etj., por nga ana tjetër u kërkon llogari se pse ende nuk kanë kapur kunatin e Bashës.
Një nga momentet kulmore të videos është kur Berisha shprehet se ‘nuk luftohet amerikane me hajvanë si ju’, ndërsa kërkon ‘eliminimin’ e Xhelal Mziut, i cili braktisi ‘Foltoren’ në Dibër, duke u pozicionuar në krah të Bashës.