Numri i të vaksinuarve në vendin tonë ka kapur shifrën 1.800.000. Në vendin tonë janë regjistruar 175,163 raste pozitive me COVID që prej fillimit të pandemisë, ndërsa 165,434 janë shëruar.
Aktualisht janë 6,952 raste aktive dhe 2,777 kanë humbur jetën. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.