Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Egjipt. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me ceremoni shtetërore nga autoritetet në Egjipt.
Kreu i qeverise publikoi pamjet e mbërritjes në Egjipt dhe ceremonisë së pritjes në aeroportin egjiptian nga kryeministri Moustafa Madbouly.
Pas pritjes zyrtare në aeroport, dy kryeministrat janë drejtuar drejt godinës qeveritare, ku zhvilluan një takim mes tyre.
Gjatë takimit të dy homologëve Rama- Madbouly janë nënshkruar edhe 3 marrëveshje në lidhje me bashkëpunimin kulturor mes Egjiptit dhe Shqipërisë.
Marrëveshjet e nënshkruara:
1. Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
2. Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian. Te dy kryeministrat me pas dhane nje konference per mediat!