Greqia dhe konkretisht Athina pritet të jetë një nga destinacionet e fundit jashtë Gjermanisë, të Angela Merkel, si kancelare, pasi sipas informacioneve, “Zonja e Hekurt” në largim e BE, ka pranuar ftesën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Merkel, e cila pritet t’i dorëzojë timonin e Gjermanisë Olaf Scholz-it para Krishtlindjeve, aktualisht viziton vende të tjera, dhe orët e fundit madje zhvilloi nje vizitë në Turqi ku u takua me presidentin e vendit Rexhep Tajip Erdogan. Pas takimit, u dha një darkë për nder të kancelares, e me pas në një konferencë për shtyp, presidenti Erdogan që sipas mediave greke, ka bërë referime provokuese për Greqinë, e ka quajtur atë një “mike të dashur”.
Ftesa e Kyriakos Mitsotakis ndaj Angela Merkel, është bërë sipas informacioneve në samitin e fundit të Bashkimit Evropian-Ballkanit Perëndimor në Slloveni. Atje, “zonja e hekurt” e BE -së në kuadrin e diskutimeve pati mundësinë të shkëmbente mendime me homologët e saj për disa çështje të rëndësishme aktuale. Kancelarja në largim madje pati një takim personal në një atmosferë pozitive me kryeministrin grek. Një takim që, siç dëshmuan pamjet fotografike, u “ndërpre” me një tendencë humori nga presidenti francez , Emanuel Macron. Pikërisht në këtët tryezë sipas ,burimeve nga zyra e kryeministrit grek u hodh edhe propozimi për një vizitë në Athinë, të cilën Merkel e pranoi që në fillim.
Thuhet se Angela Merkel do të vijë në Greqi në ditët e fundit të tetorit.Axhenda e saj e saktë nuk është bërë e ditur ende, ndër të tjera, ajo do të ketë një takim me kryeministrin, Kyriakos Mitsotakis. Por nuk përjashtohet të takojë edhe ish-kryeministrin dhe tashmë liderin e opozitës Aleksis Tsipras. Në opinionin publik të vendit nuk është harruar nata e 12 korrikut të vitit 2015, kur Greqia në kulmin e krizës financiare ishte gati të dilte nga eurozona dhe pikërisht kancelarja gjermane thuhet se ka luajtur një rol vendimtar në shmangien e këtij zvillimi. Gjithashtu ajo ka bashkëpunuar jashtëzakonisht me autoritetet greke në atë vit e më pas, për përballimin e krizës migratore dhe fluksit të paparë të refugjatëve sidomos nga Siria, Afganistani e Iraku, nëpërmjet ishujve të Greqise, drejt vendeve të Europës qëndrore e kryesisht Gjermanisë.