Zvicra synon të mbështesë financiarisht zhvillimin e vendeve më të varfra të BE-së në të ardhmen e afërt. Për këtë qëllim, Dhoma e Lartë e parlamentit vendosi se një total prej 1,3 miliardë frangash zvicerane (1,4 miliardë dollarë) do të financohen gjatë disa viteve. Paratë ishin në pritje për vite me radhë.

Zvicra shpreson të jetë në gjendje të marrë pjesë përsëri në programin e kërkimit ”Horizon” të BE-së. Zvicra nuk është anëtare e BE -së, por merr pjesë në programet e BE-së dhe tregun e brendshëm të BE-së përmes marrëveshjeve dypalëshe. Sidoqoftë, marrëdhëniet BE-Zvicër janë ftohur pasi BE këmbënguli për një marrëveshje kuadër për ta lidhur Zvicrën më ngushtë me veten.

Për të ushtruar presion, BE-ja ndaloi njohjen e bursës zvicerane si ekuivalente me institucionet e BE-së në vitin 2019. Negociatat mbi marrëveshjen kanë ngecur. Këtë vit, Zvicra më në fund i ka ndërprerë ato.