97 familje marrin shtëpinë e re – Ka nisur faza e parë e shorteut për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 në qytetin e Lezhës. Pas 2 vitesh në banesa me qera 97 familje janë pajisur ditën e sotme me apartamente. Mes emocionesh banorët shprehen të lumtur që pas 2 vitesh më në fund do të kthehen në shtëpitë e tyre.
Banorë: “Jemi shumë të kënaqur, i bëri shtëpitë e reja”
“Jam shumë e lumtur, kam marrë hyrje për motrën, mori hyrje më të madhe”
Jam shumë e gëzuar, lamë një kasolle dhe morëm një shtëpi të re”
Mora një shtëpi të madhe 3+1”
Nënkryetari i Bashkisë Ermal Pacaj që drejtoi dhe procesin e shortit, tregoi më tepër rreth procesit dhe familjeve përfituese.
Nënkryetari i Bashkisë Ermal Pacaj:”Apartamentet 1+1, 2+1 dhe 3+1 janë sipas aktit normativ në fuqi dhe gjithsecila prej tyre është e njëjtë ose në përmasa më të mëdha të cilat kanë qenë.
Janë 39 apartamente 1+1, 38 2+1 dhe 20 apartamente 3+1 ku deri në fund të vitit banorët pritet të futen brenda.