Aktori dhe prezantuesi Agron Llakaj ka njoftuar se ka humbur motrën e tij për shkak të Covid-19. Në një postim në Instagram, Llakaj shkruan se jemi të pafuqishëm para fatit që ka caktuar Zoti, ndërsa thotë se Covid-i i pabesë i preu jetën në mes motrës së tij.

“Moter moj ! Bardhe moj ! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emer te bukur qe kishe moj moter por fatin jo…,kovidi i pa bese ta preu jeten ne mes .Sa vuajte moj shpirt,sa lengove moj moter. Ne mengjes kur folem me the “jam mire por kam ftohte !”Ah pse s’mu ankove njeher moj zemer, ah!!! Ike moter, ike…,jemi te pafuqishem para fatit qe na ka caktuar Zoti ! Lamtumire motra ime ! Lamtumire o shpirt ! Me fal por s’munda ! Qofsh e Zotit, e parajses siç vet zemren kishe!”, shkruan Llakaj.

Kujtojmë që edhe vetë aktori dhe bashkëshortja e tij e kishin kaluar më parë virusin edhe pse sëmundja ishte relativisht e moderuar. Ai kishte rrëfyer se ata ja dolën mbanë falë mjekëve e kujdesit të vajzës së tyre, Alkidës.

“Ne ja dolem, me qetesi dhe pa panik… ne mbeshtetje te njeri tjetrit por me kujdesin absolut dhe te vajzes tone Alkida, qe nuk mori parasysh rriskun per vete por na sherbeu deri ne momentin e kapercimit te situates. ‘Kush ka vajza, boten ka’ thote kenga.”, shkruante Llakaj në një postim.