Akuzat për gjuhën e përdorur në Kuvend, Rama: Një metaforë kthehet në një akuzë, e ftoj Tabakun të çojë në gjykatë një fakt për të provuar akuzat
Rama është ndalur tek akuzat për gjuhën e përdorur në seancën plenare.

“Është e paimagjinueshme që teksa një metaforë kthehet në një akuzë, pas saj vazhdon një lumë i tërë balte sharjesh dhe turrjesh për grushta duke turpëruar gjithë parlamentin. Duke qenë se kjo nisi me zonjën tabaku e cila pas kësaj bëri edhe një replikë ku metafora time kishte lidhje me shifrat, pra shifra si balonë tabakë, duke qenë se më tutje tabaku u ankua përpara kuvendit se kjo na qenka në trend. Unë kam ardhur me një prej vendimeve të gjykatës që ka të bëj me zonjën tabaku dhe e kam sjell këtu për të thënë se ka një ndryshim shumë të madh mes retorikës oratorisë së metaforave dhe mes sharjeve dhe shpifjeve apo akuzave, janë ndryshime shumë të mëdha sepse ndryshe kthehemi në koha shumë të errëta ku njerëzit gjykohesh publikisht për shkak të mënyrës si përdorin gjuhën, Jam i impresionuar se si një poete si Açka u ndje e prekur nga një metaforë. Unë nuk do prekesha fre, do e konsideroja nëj mënyrë të komunikuari. E kam ftuar tabakun të çojë në gjykatë një fakt të vetëm për të provuar gjithë këto akuza”, tha Rama.