Hyrja e Antonelës në ‘Big Brother VIP’ ka shkaktuar shumë diskutime në rrjet.
Në dukje, për shumicën e audiencës ajo nuk duhet të jetë aty sepse nuk e mban statusin ‘VIP’.
Edhe vetë banorët ju kthyen kundër Antonelës, kur ajo u mburr me ndjekësit e saj në Instagram edhe kur i tha DJ Dagz (Arbërit) se kur ai rri afër saj merr vëmendje dhe fillojnë e shkruajnë për të.
Po çfarë mendon Balina Bodinaku, opinionistja e formatit, për Antonelën? A është ajo VIP sipas saj?
E ftuar te “Goca dhe Gra” ajo shprehu opinionin e saj.
“Unë dua ta them që nuk e mas suksesin e njerëzve me ‘followers’-a. Kjo është ofenduese dhe ta themi dhe për banorët aty që e kanë artikuluar aq fort këtë.Për vetë personin që ti i referohesh si VIP duke i vënë në dukje se ti je VIP, sepse ke 300 mijë followers, është ofenduese., sepse unë si Balina do doja të kisha një kontribut që shkon përtej asaj dhe do doja të vlerësohesha për atë kontribut në radhë të parë dhe nqs njerëzit më vlerësojnë e më ndjekin për atë, atëherë faleminderit, por nuk e mas suksesin me followers-a.Kemi kaq shumë, madje janë më të shumtë personat të cilët janë të suksesshëm në jetën profesionale ose personale , sepse mund të jesh dhe një mama e suksesshme, të kesh prindëruar shumë bukur dhe ti je shumë e lumtur sepse ky është qëllimi i jetës tënde.Duke përdorur fjalën ‘VIP’ ne imponojmë një model e nga ana tjetër në një format si Big Brother,që ka një target grup shumë të gjerë e mbërrin shumë gjerë në publik në të gjitha drejtimet, mendoj se ka vend edhe për persona si Antonela.Gjithashtu është një format ku njerëzit gjykojnë edhe aty do kuptohet se cilat janë modelet që vlerësohen apo nuk vlerësohen.Unë mendoj se filtrat janë vendosur dhe njerëzit po ndërgjegjësohen e nëse këta lloj do arrijnë të mbijetojnë koha do ta tregojë.”,- tha Balina.