Argjend Rraci është një nga ish-konkurrentët e ‘Për’puthen’, i cili u largua me pretekstin e një njohje jashtë dhe duke hedhur ‘akuza’ mbi Ritvanën.

Ai gjatë kësaj kohe ka qenë duke pushuar në Kosovë, por sot ai ka qenë duke u kthyer në Tiranë dhe gjatë rrugës, njëra nga gomat e makinës i ka dal nga vendi dhe kjo ka ndikuar në devijimin e makinës duke u shkaktuar një përplasje e rëndë.

27 vjeçari, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, megjithëse ka pësuar lëndime në dorë dhe është duke u mjekuar në Tiranë.

Kujtojmë se Argjendi u largua nga Për’puthen me këto fjalë:

“Dua të them se kam shijuar çdo moment edhe të mira edhe të këqija, momente të bukura e ndoshta më pak të bukura. Shumë faleminderit të gjithëve, nuk kam dashur kurrë të shpik ndonjë gjë vërtetë. Thjesht dua t’ju falenderoj juve, Olsën, produksionin, për respektin që më keni dhënë dhe ju uroj çdo të mbarë”,- tha ai në ikje.

Gjatë puntatës ai tha se Ritvana ka qenë te shtëpia e tij, gjë të cilën Ritvana e mohoi disa herë e irrituar dhe më pas nxorri dhe biseda duke e demaskuar versionin e Argjendit. Për më shumë klikoni te lajmi: IconStyle.al