Është shoqëruar me ndërhyrje të shumta nga salla replica e kryeministrit Rama ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi shpenzimet për Rrugën e Arbrit duke bërë një krahasima me Rrugën e Kombit. “Ju u nisni rrugët me një buxhet dhe pastaj, bëhet një buxhet i dytë, pastaj një i tretë, e kështu me radhë. Merrni shembullin e rrugës Tiranë-Elbasan. Keni bërë një llum në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama duke shkaktuar reagimin e Gazment Bardhit nga vendi, i cili tha se kishte qenë qeveria Rama ajo që ndryshoi buxhetin disa herë për rrugën Tiranë-Elbasan.
Ndërkohë që Bardhi fliste nga vendi, Rama kërkoi disa herë që të lihej të fliste. “Ore nuk jam Edi Paloka unë, por më ler të flas“, tha Rama. “Ore ça është kjo? Ju ndërpreva unë ku flisnit ju?”, tha Rama. Pasi nuk mundi dot të fliste qetësisht, Rama i kërkoi Bashës që të mbante qetësi mes të vetëve.
“Ore, që më qesh aty, a ka mundësi të vesh qetësinë aty? Të ndërpreva unë ty, kur fole?”, tha Rama duke theksuar se salla ishte më mirë kur ishte Berisha aty dhe jo ata që e kopjojnë. “Por origjinali është më mirë se kopja”, tha Rama.
Kreu i qeverisë ju përgjigjë edhe kreut demokrat Lulzim Basha duke thënë se çohet dhe flet sikur ka dalë nga clubi, sikur është dehur dhe e kanë rrahur, është gjynah i madh. “Nuk ju përmenda emrin juve, ju dhe gratë bëni mirë të kërkoni replikën, kur del Zotëria dhe i merr gratë me radhë, me atë gisht drejtuar dhe lluim drejtuar. Prandaj uluni, mos u prekni nga retorika, ngrini nivelin se me cfarë dëgjova tani, ka rënë niveli fare fare fare. Një kryetar partie, pretendent për të udhëhequr popullin, cohet dhe flet sikur ka dalë nga clubi, sikur është dehur dhe e kanë rrahur, është gjynah i madh. Nuk do hy në ato muhabete është nivel shumë i ulet“, tha Rama.