Kryedemokrati Lulzim Basha ka replikuar ndaj fjalës së Ramës. Basha i bën thirrje Ramës që të kërkojë falje për mëkatet, ku sipas tij i kanë nxirë jetën shqiptarëve.

“Fjalë të cilat edukata ime familjare nuk mi lejon ti përsëris. Ky është fjalori i këtij që sot nuk e ul dot veten, ku ta ulësh më shumë veten se ce ke ulur. Ti je një sadist që torturon njerëzit, s’ka rëndësi nëse janë në grupin tënd parlamentar në partinë, po më keq qytetarët. Si në çdo akt të jetës tënde, me përjashtim të vogël, edhe këtu je kopjac i Enver hoxhës, sadizmi politik ishte sistemi që mbante Enveri për të terrorizuar shqiptarët. Kjo është gjuha jote ky je ti dhe mjafton Google Edi Rama fjalor. Kësaj nuk i fshihesh dot, tani zyra jote e propagandës do shikojë mënyra për të bllokuar.

Në interes publik është mirë të bllokohet sepse kur të jetë dita jote e fundit në krye të qeverisë shqiptare duke përfshirë edhe ata që zgërdhihen, sepse nuk qajnë dot sepse i pret huri, shqiptarët ta harrojnë këtë fjalor të shëmtuar që ka pasur njeriu që ka qenë në krye të vendit. E mësove nga kriminelët që more me vete në krah për të ecur në politik. Nuk e ul dot veten ti sepse jo ka vetëm një kuptim, s’ke ku të biesh më shumë je në rrethin e 9 të banalitet njerëzor të mungesës totale të integritet, të mungesës së një fije burrërie. Të paktën një herë në jetën tënde të kërkosh ndjesë për mëkatet e tua të pafundme, si njeri në radhë të parë sepse me ndihmë e tyre që ke mëkatuar i ke nxirë dhe vazhdon t’iu nxish jetën shqiptarëve” tha Basha.

Basha: “Kjo i jep mundësinë sharlatanëve në politikë të dalin dhe të hiqen si ëngjëj kur në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të imagjinojë mendja njerëzore këtu në këtë sallë. Në emisionet televizive, madje edhe në komunikim me qytetarët. Nuk e kam fjalën këtu për kërcënime nga ato të parafolësit. I ka pasur biletën e hyrjes së tij në politikë. Një pjesë prej tyre sot janë nën dhe. E kam fjalën për një mospërmbajtje me të vërtetë të përmasave jo njerëzore apo shtazërore. Ku ishte krejtësisht e panevojshme ndaj një qytetari të pambrojtur. Me fjalë që mua nuk m’i lejon edukata familjare.

Ky ishte kryeministri i vendit. E dini se çfarë është më e turpshmja. Mjafton të shkruash Edi Rama fjalor banal dhe mund të shohësh gjithë natën fjalë banale të nxjerrja nga goja e kryeministrit. Sot thotë se nuk e ul dot veten. Ku ta ulësh më shumë se sa e ke ulur. Ti kënaqesh duke u shkaktuar qytetarëve vuajtje pa fund. Ti e çon në emigracion gjysmën e shtresës së mesme. Zëvendëson punën e ndershme me trafikun e drogës dhe pastaj thua po ta ul pak.

Ta ka thënë një nga mediat më të ndritura bashkëkohore. Është si ai sadisti që të mban në dyllin e nxehtë që t’i thuash faleminderit kur ti nuk e torturon më. Sadizmi politik ishte sistemi që mbante Enver Hoxha për të terrorizuar qytetarët. Ky je ti dhe mjafton google Edi Rama, fjalor banal. Kësaj ti nuk i fshihesh dot. Në këto moment zyra jote e propagandës të shikojë mënyra për ta bllokuar.

Si në çdo akt tjetër të jetës tënde, je kopjac i Enver Hoxhës. Sadizimi politik ishte sistemi që mbante Enver Hoxha për të terrorizuar shqiptarët. Këto janë vegla jote për të nënshtruar mendjet e lira dhe për të zhvendosur boshtin e një shoqërie tek anormaliteti, tek banaliteti, tek masakrimi i dinjiteti njerëzor që të ka qëndruar në një rreze prej 50 cm. Ndonëse e ke filluar si çirak ja ke kaluar çdo ustai këto 30 vite.