“Ata që nuk njohin Kuvendin e PD, janë të vetëpërjashatuar dhe nuk ua këshilloj këtë”.
Ky ishte qëndrimi i Sali Berishës teksa u pyet se çdo të ndodhte nëse Lulzim Basha nuk do ta njihte Kuvendin e 11 dhjetorit.
Berisha u shpreh se beson tek shumica e demokratëve, se do ta njohin Kuvendin dhe ndryshimet statutore të do të rrjedhin prej tij.