Ish kryeministri Sali Berisha ka bere njoftimin nga Pogradeci, se neser do te dorezohen 4200 firmat e delegateve per mbledhjen e Kuvendit Kombetar te PD.

Teksa e ka cilesuar ate nje lajm te keq per Lulzim Bashen, Berisha ka paralajmeruar se ne Kuvendin e PD me 11 dhjetor do te marrin pjese mbi 10 mije delegate demokrate.

“Kam një lajm të hidhur për ish kryetarin pa parti, nesër do të dorëzojnë 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Jënë firmat e delegatëve të Kuvendit që përfaqësojnë të gjithë demokratët. Ai duhet të përkulet përballë kësaj kërkesë të demokratëve.

Në Kuvend do të jenë mbi 10 mijë anëtarë”, deklaroi Berisha.