Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar këtë mbrëmje bllokun e parë rezidencial familjeve që humbën strehën nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë fjalës së tij Rama foli edhe për bonusin e qirasë për ato familje që janë në pritje të një banese. Ai premtoi se bonusi i qirasë do të vijojë nga qeveria deri në rindërtimin e banesave të tyre.
Në njësitë administrative Bërzhitë, Baldushk, Krrabë, Vaqarr, Petrelë dhe Lagjen 13 janë gjithsej 510 banesa individuale që përfitojnë nga Programi i Rindërtimit nga të cilat 381 kanë përfunduar. Në Njësinë Administrative Vaqarr ka përfunduar edhe ndërtimi i infrastrukturës publike dhe gjithashtu do të ndërtohet shkolla e re dhe po vazhdon puna në Ndroq, Baldushk, Zall Herr për 182 shtëpi të reja.