Buxheti 2022 parashikon dyfishim të ndihmës ekonomike për rreth 150,000 familje përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, që kanë më shumë se 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç.
Buxheti 2022 rrit mburojën sociale për shtresat më në nevojë.
Në tërësi, buxheti rrit me 10 % pagesën e ndihmës ekonomike për çdo familje që është pjesë e kësaj skeme.
Për familjet të cilët kanë mbi 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç, masa e ndihmës ekonomike do të dyfishohet.
Ndërsa për kategoritë e veçanta të cilët janë pjesë e mbështetjes sociale direkte dhe që janë fëmijët jetimë dhe gratë e trafikuara e të dhunuara me urdhër mbrojtje, masa e ndihmës ekonomike do të trefishohet.
Këto janë tri mbështetje direkte, të cilat janë të përfshira në paketën e buxhetit 2022, i cilësuar si buxheti i qytetarëve.
Për vitin 2022 parashikohet më tepër mbrojtje për shtresat në nevojë dhe qytetarët përfitues të skemës së mbrojtjes sociale.