Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka paraqitur në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin buxhetin për vitin 2022 për Bujqësinë. Krifca tha se 7.1 miliardë do të jenë për financimin e zhvillimit rural dhe 3.2 mld mbështetje për rreth 50 mijë fermerë. Sipas ministres 2.2 miliardë lekë është programi IPARD, ndërkohë që 400 milioën lekë mbështetje për start up në bujqësi.

‘Fermerët do të mbështeten për të rritur prodhimin e tyre, dhe me naftë pa akcizë. Për herë të parë do të ketë edhe rimbursim për farat dhe fidanët që të garantojmë sigurinë ushqimore. Skema e naftës do të përfshijë këtë vit edhe kulturën e ullirit. Për sigurinë ushqimore do të kemi 2.3 miliardë lekë, buxheti më i madh ndonjëherë, do rrisim laboratorët, 120 grupet e AKU do të pajisen me infrastrukturë. Buxheti 2022 do të siguroj edhe ndërtimin e librit të fermerit, ku në të do të listohen të gjitha preparatet që përdor. 1.7 miliardë lekë për kullimin e ujitjen, do të synojë zvogëlim për përmbytjet. 2017-2020 financuam 13.6 miliardë lekë për infrastrukturën e ujitjes. 12 km argjinaturë të rrezikuara nga përmbytjet.’- tha ministrja Krifca.