Kryeministri Rama në prezantimin e buxhetit për Shëndetësinë për vitin 2022 tha se nga 2013 deri tani janë rritur me 63% pagat për mjekët dhe infermierët. Këtë vit do rriten edhe me 6%. Qellimi eshte që deri në fund të mandatit të rriten në total me 40%.

Rama tha se: “Gjatë dy mandateve pagat për mjekët dhe infermierët janë rritur me 63%, ndërsa në janar 2021 u shënua dhe rritja historike me 40%”
Ai falenderoi bluzat e bardha për punën vetëmohuese dhe tha se ndërkohë për vitin 2022 do të rriten me 6% pagat për rreth 18 mijë mjekë dhe infermierë.

Buxheti 2022 për shëndetësinë është 22% më i lartë krahasuar me buxhetin 2019, dhe zë 11,2% të totalit të shpenzimeve publike.
Ai theksoi dhe zbatimin e “Programit Kombëtar të Rehabilitimit” të 300 qendrave shëndetësore, i cili ka përmirësuar shërbimin shëndetësor për qytetarët.

Kreu i qeversisë foli dhe për hapjen e “Spitalit Rajonal Memorial të Fierit” që u shërben të gjithë pacientëve në jug të vendit: qarkut Fier, Vlorë e Gjirokastër. Spitalit i bashkohen mjekë të specializuar nga Shqipëria e Turqia si dhe është i pajisur me pajisje mjekësore të teknologjisë së fundit.

Rama shtoi se procesi i vaksinimit po vijon me ritme të shpejta dhe se brenda 2022 një financim prej 2.7 miliardë lekësh do t’i dedikohet vaksinave anti Covid-19.

Pavarësisht nga kushtet e vështira të shkaktuara nga Covid-19, vijon edhe itinerari i mamografisë së lëvizshme për të ekzaminuar falas diagnostifkimin e kancerit të gjirit,
Aktualisht gjatë gjithë vitit numërohen rreth 13 mijë mamografi të kryera.

Gjithashtu janë kryer mbi 46 mijë seanca dialize në janar-mars 2021 në spitalet publike dhe private, me financim 100 % nga “Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”.

Buxheti parashikon financimin për herë të parë të “Paketës së kujdesit të syve për fëmijët 4 – 14 vjeç”, si një program kujdesi universal falas për mbi 350 mijë fëmijë.

Kryeministri tha se do të ketë dyfishim të ndihmës ekonomike për nënat me shumë fëmijë dhe trefishim të ndihmës ekonomike për gratë e trafikuara dhe fëmijët jetim nën 18 vjeç.
Brenda mandatit të tretë synohet financimi me mbi 3 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto për sektorin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.