Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, Klevis Xhoxhi ka folur mbi buxhetin e vitit 2022, i hartuar nga mazhoranca, i cili do votëbesohet në Parlament.
“Miratimi i buxhetit është një nga aktet më të rëndësishme të Parlamentit. Buxheti i vitit 2022 është buxhet për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjes”, u shpreh deputeti Xhoxhi.
Si deputet i Elbasanit, Xhoxhi bëri me dije se në buxhet janë parashikuar projekte mjaft të rëndësishme për këtë Qark sikurse janë: – investimet në infrastrukturën rrugore; – Vijimin e investimeve në rrjetin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve që synon rritjen e cilësisë dhe sasisë së frnizimit me ujë të pijshëm;- mbështetjen e mëtejshme përmes rritjes së fondeve nga qeveria për sektorë të rëndësishëm të qeverisjes vendore si qendrat sociale dhe arsimin parauniversitar.