Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrën e parashikuar në projektbuxhetin për vitin 2022 për sektorin e bujqësisë.
Rama shprehet se në këtë vit janë parashikuar 42% më shumë investime në këtë sektor me një shifër që përllogaritet në 7.1 mld lekë.
“Mbështetje për fermerët +42% krahasuar me vitin 2021. 7.1 miliardë lekë mbështetje për fermerin dhe investime në zhvillimin rural”, shkruan Rama.