Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar do të jetë një ndër prioritetet në buxhetin e vitit 2022 për Ministrinë e Kulturës.

Me një rritje prej 46.6 % krahasuar me një vit më parë, buxheti për kulturën gjatë vitit 2022 do të fokusohet po ashtu edhe në një sërë projektesh të tjera të rëndësishme.

“Rikonstruksioni i “Teatrit të Kukullave”; rikonstruksioni i Sallës së Koncerteve në “Universitetin e Arteve”, si dhe rikonstruksioni total i Galerisë Kombëtare të Arteve – Muzeut të Arteve të Bukura, janë po ashtu në fokus të investimeve.

Buxheti 2022 parashikon edhe rritjen e pagave për artistët e TKOAB si dhe bonusin e rijetëzimit për mbështetjen e pronarëve që duan të restaurojnë banesat në qendrat historike të qyteteve.

Të tjera projekte të rëndësishme janë edhe ndërtimi i “Parkut të Artit”, si dhe rijetëzimi i Amfiteatrit të Durrësit.

Një zë të veçantë në buxhet do të ketë po ashtu edhe organizimi i Javëve Kulturore Europiane.