Fabio Capello ka zbuluar se e kishte këshilluar Massimiliano Allegrin të mos kthehej në Juventus, duke i thënë se do ta bëhej dash kurbani. Juventusi i ka humbur katër nga 11 ndeshjet e para në Serie A këtë sezon, përfshirë dy të fundit kundër Sassuolos dhe Hellas Veronës.
Si pasojë, bardhezinjtë ngelin 16 pikë mbrapa liderëve Napoli dhe Milan në renditjen tabelore. Allegri e ka ngujuar ekipin në një kamp stërvitor nga sot deri të shtunën, për ta përgatitur për ndeshjet kundër Zenitit në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Fiorentinës në Serie A këtë javë.
Allegri u kthye në Juventus në verë, vetëm dy vite pasi ishte shkarkuar, por gjërat nuk po shkojnë sic ai do të donte. Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello ka treguar se e kishte këshilluar Allegrin ta refuzonte Juven. “I thashë atij se do të bëhej dash kurbani për të gjitha problemet”, ka thënë Capello për Rado Anch’io. “I thashë të mos kthehej. Juventusi e ka një ADN fituese, por tani për tani nuk mund ta shohësh atë. lojtarët nuk po e bëjnë atë që duhet ta bëjnë. Të gjithë mendojnë se faji është i trajnerit, por nuk është kështu”, shtoi ai.
Capello i kaloi dy vite si trajner në Torino, duke e fituar titullin në Serie A dy herë. Por titujt e tij iu morën Juventusit, për shkak të skandalit Calciopoli dhe dëbimit të Juventusit në Serie B.