Sot nis xhiro e katërt e fazës së grupeve të Champions League, që rezervon përballje vendimtare siç është edhe ajo mes Dynamo Kiev dhe Barcelonës. Katalanasit kanë vetëm 3 pikë në grupin E dhe kundër ukrainasve në tranfertë vlen vetëm fitorja në rast se duan të kalojnë në fazën tjetër. Trajneri Sergi, i ardhur nga Barcelona B, do të ketë sonte të padisponueshëm Aguerron, Braithëaite, Pedrin dhe Pique, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi do diskutohet mes Bayern Mynih dhe Benfica-s. Për gjermanët në rast se sonte sigurohet qoftë edhe një pikë do të sigurojnë matematikisht kalimin për në fazën tjetër.

Në pozitat e Bayern-it është edhe Juventus në grupin H. Në rast se bardhezinjtë, që vijnë pas 2 humbjeve në Seria A, marrin një pikë kundër rusëve në Torino atëherë janë automatikisht në turin tjetër. Chelsea ndërkohë, që është po pjesë e këtij grupi, duket se do të ketë një tarnsfertë të lehtë, të paktën në letër, kundër Malmos në Suedi.

Sakaq me shumë interes pritet përballja e grupit F mes Atalantës dhe Manchester United. Në rast disfate në Itali fija e perit që mban Solskajer në pankinë me shumë mundësi do të këputet. Në kampin tjetër, te Atalanta, shpresojnë që të përfundojnë atë që nisën dy javë më parë në ‘Old Traford’ pavarësisht se në fund u mposhtën 3-2. Për secilën skuadër fitorja do të thoshte shumë për kalimin e grupit, ndërsa përballja tjetër është mes Villareal dhe Young Boys. Spanjollët kërkojnë ta shohin veten në pozita të favorshme dhe për këtë nevojitet vetëm fitorja.