Dy humbje jete dhe 563 raste pozitive janë raportuar në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka bën me dije se aktualisht në vendin tonë kemi 7,894 aktivë me COVID19, ndërsa numri i pacientëve të shtruar është 175, prej të cilëve 16 janë në gjendje të rënduar. Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,713 që nga fillimi i pandemisë.