Gjermania regjistroi një tjetër rekord me Covid-19, një normë shtatëditore të incidencës prej 399.8 infeksionesh të reja koronavirus për 100 000 njerëz raportoi instituti ”Robert Koch” (RKI) për Kontrollin e Sëmundjeve. Sipas të dhënave më të fundit të RKI-së, ditën e fundit janë shënuar 45 326 raste të reja, një rritje e ndjeshme nga një javë më parë, kur u raportuan 32 048 infeksione të reja.
Të dhënat e publikuara treguan se 309 njerëz kanë v d e k ur nga Covid-19 në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, nga 265 një javë më parë. Shifra e fundit e çon numrin kombëtar të vd ek je ve në 99 433. RKI tha se 5,28 në 100 000 persona janë shtruar në spital gjatë javës së kaluar. Shkalla më e lartë e shtrimit në spital në Gjermani ishte rreth 15,5 gjatë Krishtlindjeve të kaluara.