Ministria e Shëndetësisë në Kosova ka dhënë bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19. Pas 2.146 testimeve të kryera kanë rezultuar 16 raste me koronavirus, ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë vi ktimë në 24 orët e fundit.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 6 nëntor, 10 persona janë shëruar derisa 446 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste me Covid.
Prej tyre 2.978 persona kanë vd ekur. Deri më 6 nëntor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 41.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.