Deri në 4 janar, kompanitë me 100 ose më shumë punonjës në SHBA duhet tu kërkojnë atyre të vaksinohen plotësisht ose të testohen të paktën një herë në javë për koronavirusin. Shtëpia e Bardhë publikoi rregullat e reja të vaksinimit kundër COVID-19, të cilat janë të ngjashme me ato të punonjësve të kujdesit shëndetësorë. Sipas rregullave, të nxjerra nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë zyrat duhet të ofrojnë leje nga puna për punonjësit për të bërë vaksinat. Po kështu, punonjësit e pavaksinuar duhet të mbajnë maska në vendin e punës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, rregullat do të prekin 84 milionë punonjës dhe rreth 17 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor në 76,000 objekte, përfshirë spitalet dhe objektet e kujdesit afatgjatë. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se punëdhënësit që nuk respektojnë rregullat mund të përballen me gjoba deri në 14,000 dollarë për shkelje. Ata mund të kërkojnë të përjashtohen nga zbatimi për arsye mjekësore ose fetare. Me anë të një deklarate, Presidenti Joe Biden tha se ai e sheh këtë si një zgjedhje të thjeshtë: “Vaksinoni më shumë njerëz ose do të zgjasni këtë pandemi dhe ndikimin e saj në vendin tonë.”
Covid 19/ SHBA, vaksinim me detyrim në punë
“Nuk i frymëzoni njerëzit”, Nazarko ja thotë troç deputetit të PD: Mobilizoni nervin
Protesta e opozitës nuk i ka frymëzuar qytetarët, deklaroi analisti Mentor Nazarko, duke komentuar tubimin e fundit të thirrur nga PD përballë Kryeministrisë.
Sipas Nazarkos...
Militanti i PD gati për vetësakrifikim: Ne na rrihni, por deputetët jo!
Pas skenave në protestën e fundit të opozitës, ku disa deputetë lotuan live në TV nga gazi lotsjellës, militantët e PD duket se janë...
Ambicja e Salianjit: A mund të bëhet një Magyar?
Nga Ylli Pata
Ervin Salianji mbrëmë në Kukës ishte mjaft i sigurtë në vetvete, madje mund të thuhet se nuk e fshihte edhe euforinë.
E cila...
Kosova në gjunjë para Albin Kurtit
Nga Mero Baze
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të treta parlamentare në harkun e një viti, për shkak të vendimit të Albin Kurtit për të...
Berisha reagon pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli 5 protestues
Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg 5 protestues, që u arrestuan më 17 prill pas trazirave.
“Qëndruan si...
Revista “People” shpall aktoren Anne Hathaway si gruan më të bukur në botë për...
Aktorja e njohur e Hollywood-it, Anne Hathaway, është shpallur nga revista e famshme People si “gruaja më e bukur në botë për vitin 2026”.
Ylli...
Horoskopi ditor për nesër, e Martë 21 Prill 2026
Dashi
Marrëdhënia juaj me partnerin do ftohet shume gjate kësaj dite. Do i qëndroni larg njeri-tjetrit dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Beqaret do...
Hiqen kontrollet rutinë nga policia rrugore, ekspertët për Report TV: Koha e policëve pas...
Nga “policët në ferra” te radarët inteligjentë, ky është ndryshimi që drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj synon të bëjë në rrugët e...
E bujshme nga Spanja, Armando Broja i vetëofrohet Barcelonës
Edhe pse po kalon një sezon me ulje-ngritje dhe pa shumë minuta në këmbë për shkak të lëndimeve, emri i Armando Brojës është lidhur...
Ministri Hoxha takim me Zëvendëskryeministrin e Luksemburgut: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë zyrtare në Luksemburgu, ku u prit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve...




















