Pavarësisht se fëmijët janë prekur më pak se të rriturit dhe përgjithësisht e kanë kaluar më lehtë sëmundjen, një pjesë e tyre nuk i kanë shpëtuar komplikacioneve nga Covid-19.

“Çdo fëmijë që infektohet me Covid ka rrezikun e miokarditit. Kemi pasur mbi 50 pacientë të prekur nga sindromi i përfshirjes multisistemike inflamatore, në të gjitha rastet kemi pasur prekje të zemrës.”

Shefja e Shërbimit Infektiv Pediatrik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” Gjerogjina Kuli jep dhe një lajm të mirë.

“Me ndihmë mjekësore ata e kanë kaluar gjendjen dhe nuk kanë ngelur me pasoja kardiake.”

Anëtarja e Komitetit të Imunizimit rekomandon vaksinimit e fëmijëve mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore.

Vetë infeksioni përbën rrezik shumë më të madh për këto patologji në raport me vaksinën e aplikuar.

“Reagimi i prindërve është individual… Kam pasur prej tyre që kanë fëmijë me sëmundje shoqëruese që më kanë kërkuar kur do nisë vaksinimi… Jemi të hapur ti sqarojmë.. Momentalisht vaksina është e vetmja e armë për të luftuar Covid.”

Pas rekomandimit për vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve ekspertët e shëndetësisë po punojnë për të detajuar protokollet me sëmundjet për të cilat sugjerohet fillimisht marrja e dozave anti Covid.