Gjatë 24 orëve të fundit 7 persona të infektuar me COVID në Kosovë.
Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e ka fituar betejën me sëmundjen një qytetar. Sa i përket të shëruarve në 24 orë ato janë 13.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës. Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.534.