Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot “Medalje të Artë” për maturantët ekselentë, të cilët kanë dalë me rezultatet dhjeta në gjimnaz.

Ceremonia është zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa kreu i qeverisë ka ndarë medaljet për secilin maturant. Gjatë këtij momenti, Rama nuk ka kursyer edhe batutat. Teksa ministrja e Arsimit, vis Kushi bëri me dije se 80% e ekselentëve janë vajza, Rama tha se ata që po zgjedhin të flasin janë më shumë djem.

“Po ndodh diçka shumë e veçantë sot, zakonisht vajzat flasin e jo djemtë. Nuk ngeli djalë pa marrë fjalën. Mbase janë çuna mami që kanë marrë urdhër nga mami që dil atje dhe fol. Po shumë mirë, gjë e mirë është , kështu siç jeni katandisur në këtë vend këtu, merrni fjalën që të dukeni pak më shumë…“, tha Rama.