Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ku është prezantuar Buxheti i 2022, ka replikuar me kryedemokratin dhe deputetët e opozitës në lidhje me fondet e harxhuara për ndërtimin e rrugëve.
Rama i është drejtuar Bashës, që të lexojë mirë para se të flasë në parlament dhe sipas tij ai që di më shumë për Toyota Yaris, është ai që është thirrur në gjykatë për të dhënë detaje.
Ndër të tjera ai ka ironizuar Bashën, duke i thënë se atë se besojnë gjysma e atyre që i ka në sallë dhe jo më shqiptarët.
“ Toyota Yaris pse nuk shkon në gjykatë, sa herë të kanë thirrur, shko dhe dëshmo atje, se të kanë thirrur si person që ke informacion. Bërë gjithë atë bolori për skanerin. Laboratorët për analizat nuk i paguajnë qytetarët që kanë nevojë, është detyrë e shtetit. Ato shkojnë për të shlyer investimin, por të bësh një shërbim që ti ke nevojë të bësh investime, kjo s’ka të bëetë duhet apo jo skaneri por ka të bëjë me filozofinë. Gjendja është e rëndë dhe ka rënë gardhi i vetëpërmbajtjes, dhe është lëshuar goja me sharje, me akuza, është bërë një bolori njëlloj si të na kishte ardhur ai tjetri. Por ai është origjinali. Sa për çështjen e besimit, që ti flet gjithmonë, kujt i besojnë shqiptarët, ty, juve, sa nga këto që ke rrethe rrotull që nga radha e parë e deri në fund, bëjë një reflektim dhe ty s’të beson gjysma e këtyre që ke ktu, e pretendo që të të besojë Shqipëria. Ne na kanë vënë që rrimë në errësirë, dhe ti komisari i dritës të sjellësh dritë. Mbahu se për burrat janë të gjitha, mos e lësho vetën kështu, mbahu”, është shprehur Rama.