Gjatë mbledhjes së Komisionit të Punës Çeshtjeve Sociale dhe Shëndetësisë në Kuvend, ku po diskutohen masat për përballimin e pandemisë, deputetja e Partisë Socialiste, Desantila Tahiraj i është përgjigjur deputetes së PD, Zheni Gjergji e cila foli për mungesën e masave në spitale.
“Unë kam qenë mjeke në të njejtin spital dhe maska në spital për mjekët janë ndarë çdo ditë. Tani për klinikat private nuk kemi ndarë, por për punën në spital kemi ndarë çdo ditë, tha Tahiraj.