Nga Aida Qoqja*

Si kryetare e forumit rinor te te PD Dega 8 Tirane, me synimin per ti drejtuar disa pyetje Dr. Berishes, sot shkova ta bëj këtë në “foltoren” e organizuar me te rinjtë në orën 12:00. tek amfiteatri.

Duhet theksuar se dega qe unë drejtoj eshte e vetmja ne Tirane qe arriti te fitonte ne zgjedhjet e 25 Prillit.

Dhe per këtë i detyrohem te rinjve qe më besuan dhe i perulem strukturave per mbeshtetjen.

Jam rritur mitingjeve te Sali Berishes dhe admiroja figuren e tij politike.

Duke qene objektive kundrejt situates aktuale ne PD dhe se perfaqësoj nje grup te rinjsh , e ndjeva detyrim te isha pjese dhe te degjoja arsyet e krijimit te kesaj levizje.

Megjithëse për sa më siper, organizatoret e FRPD kanë dijeni të plotë, duhet ta shpreh me keqardhje që pavarësisht kerkeses time te vazhdueshme për ta marë mikrofonin dhe për ti drejtuar pyetjet u ndesha me mungesen e vemendjes dhe shmangien nga ana e organizatoreve për dhenien e mundesise së shprehjes.

Rinia eshte faktori vendimtar, mbeshtetes per demokracine ne PD , individe te vecante nuk mund ta pengojne ate te shprehi mendimet e lira haptazi!

Ne te rinjte e ketij vendi nuk mund te mbetemi peng i inateve personale te liderëve, qofshin edhe historik.

Andaj kisha disa pyetje per zotin Berisha te cilat nuk arrita tja dretoja.

Pse doktori e thirri “foltoren” pikerisht pas pezullimit te tij nga grupi parlamentar?

Fill pas kesaj filloi te akuzonte zotin Basha si peng te Rames !?!?

Nese PD i paska patur keto probleme me pare, pse z. Berisha nuk e beri me pare kete levizje?

Nese PD-ja na qenka kaq e shenjte per të, perse na shtyne drejt nje fryme anti amerikane ?

Shpallja e tij “non grata” eshte bere nga sekretari jashtem i SHBA -ve

Jo nga Basha e as nga ndonje individ tjeter ne PD.

A nuk do te ishte me e drejte te perballej per te drejten e tij duke mos e ngatërruar PD dhe te krijonte perçarje, pasi ne kemi nevoj me shume se kurre per te qene bashke?

A nuk do te ishte me e hijshme dhe fisnike qe ne te vazhojme ta admirojme si lider qe sakrifikon interesat e tij personale per PD?

*Kryetare e Forumit Rinor të PD-së, dega 8 Tiranë