Në Komisionin e Sigurisë po diksutohet për buxhetin e caktuar në vitin 2022 për “Sigurinë” në vend.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi: Buxheti I planifikuar për mbrojtjen është 21.7 miliardë lekë. Do të kemi një rritje prej 1% të buxhetit për paga dhe sigurime shoqërore. Gjithashtu edhe 12% rritje për shërbime të tjera dhe sic e thashë dhe më parë, kemi nëj rritje 81% me financim të brendshëm. Një risi e rëndësishme është edhe ajo që lidhet me rritjen e pagave për punonjësit e policisë së shtetit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit. Vitin që vjen në formën e shpërblimit do ta coj pagën e kësaj kategorie të punonjësve të policisë deri në 150% të pagës që marrin sot. Nga kjo rritje sot përfitojnë 1179 efektivë të policisë pasi në këtë skemë do përfshihen të gjithë efektivët nga inspektori deri në njëstad të caktuar, të cilët punojnë jashtë vendbanimit. Në një program që kemi bërë, me llogari sipas rritjes së buxhetit, I kemi ndarë shpërblimet në bazë të kilometrave. Nga 20 deri në 60 kilometra largësi, do të përfitojnë 20% më shumë mbi paën, nga 61-120 km, do përfitojnë 30% më shumë mbi pagën dhe mbi 121 km do tëpërfitojnë 50% mbi pagën mujore.