Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar dy vjetorin e tërmetit tragjik që shkaktoi 51 viktima në Shqipëri.
Me një postim në Twitter, ambasada shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështes Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të begatë.
“Dy vjet më vonë, ne kujtojmë atë mëngjes herët kur goditi një tërmet shkatërrues ??.
Kujtojmë 51 viktimat dhe nderojmë qëndresën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë. ??ishte krenar që qëndronte me miqtë tanë shqiptarë për të ndihmuar atë ditë dhe që atëherë”- shkruhen në postim.