Kredemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas.
Nëpërmjet një statusi në “Twitter”, Basha shkruan se është e trishtueshme kur dëgjon se sa poshtë ka rënë Berisha.
Ai nënvizon se asnjë trillim, mashtrim, nuk do e shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.
Postimi i Bashës:
E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.