Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është shprehur se vaksinimi për gripin sezonal dhe për Covid-19, mund të realizohet njëkohësisht.
Gjithashtu Filipçe tregoi se vaksinimi i gripit sezonal po zhvillohet në qendrat e shëndetit publik dhe pjesët e shtëpive të shëndetit.
“Sot janë hapur 4.300 qendra në 18 pika në vend. Me këtë dinamikë, pres që për dhjetë ditë të përfundojë procesi i përgjithshëm i vaksinimit”, deklaroi Filipçe.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë raportoi në 24 orët e fundit 13 viktima dhe 469 raste të reja me koronavirus.