Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, mbajtur në Glasgou, Skoci. Gjatë konferencës ai ka takuar edhe aktorin e Hollivudit, Leonardo DiCaprio, i cili është njëherësh edhe një ambasador i mbrojtjes së natyrës.
Foton Rama e ka shëprndarë në rrjetin social Instagram, me mbishkrimin: Kur je komshi me Leonardo DiCaprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës?@leonardodicaprio#leonardodicaprio#cop26#VjosaRiver#Albania
Ndërkohë kujtojmë që kryeministri Rama që para 1 viti është shprehur se “Qeveria jonë e ka shpallur park kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me parkun. Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë”. Ndërkohë që Di Caprio poashtu si mbrotjës i natyrës me postimet e tij mbështet po të njëjtin qëllim, mbrojten e Vjosës.