Pak ditë më parë Atdhe Xheravina u përfol për një lidhje dashurie me një bjonde misterioze. Në rrjet qarkulluan disa foto nga “Kryefjala” ku dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.
I ftuar sot në “Goca dhe Gra”, Atdheu i ka hedhur poshtë këto lajme. Ai ka treguar se vajza në foto punon në klubin e tij dhe kanë qenë duke biseduar.
“Nuk është e vërtetë, vazhdoj të jem single. Ajo goca punon te clubi ku jam unë dhe kemi qenë duke folur për disa tavolina. M’u afrua dhe e kanë kapur foton ashtu dhe duket sikur jemi puthur”, është shprehur ai.