Autoritetet greke kanë shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të drogës.
Mediat në shtetin fqinj raportojnë së në përfundim të operacionit janë arrestuar 3 shqiptarë dhe janë sekuestruar 21 kg heroinë.
Operacioni kundër trafikut të drogës është zhvilluar në lagjet Kipseli dhe Galatsi në Athinë.
Mësohet se në pranga kanë rënë dy burra të moshës 33 dhe 36 vjeç dhe një grua një grua 60 vjeçe.
Roli i tyre:
Policia bën me dije se 33-vjeçari është “drejtori” i organizatës, i cili koordinonte dhe trafikun e drogës.
Ndërkohë 36-vjeçari mësohet se sihte përgjegjës për transportin e drogës, si dhe për ruajtjen e parave të ardhura nga shitja.
Sakaq 60-vjeçarja mësohet se ishte përgjegjëse për ruajtjen e laboratorit të heroinës.
Përveç heroinës policia ka sekuestruar 1 pistoletë me 11 fishekë, mbi 13 mijë euro, 30.000 lekë shqiptare, 2 automjete, 1 furgon, 2 peshore, 7 celularë, pajisje si prerëse etj.