Mutacioni me i fundit i Covid 19, i quajtur “Omicron” tanimë është shumë pranë Shqipërisë për sa kohë ka mbërritur në disa shtete të Europes si Belgjikë, Holandë, Gjermani e Italinë fqinje.

“Omicron” ka alarmuar të gjithë Europën, e cila ishte në alert nga OBSH, pasi për shkak të valës së mutacionit “Delta” që nisi të përhapej me shpejtësi në vjeshtë. Profesori shqiptar në Universitetin e Komplutensës në Madrid dr.Kita Sallabanda thotë për Top Channel se “Omicron” konsiderohet i rëndësishëm pasi ka dy herë më shumë mutacione se sa “Delta”.
Shumë vende në Europë kanë bllokuar fluturimet me disa vende në Afrikë, e cila njoftoi në kohë me mutacionin e ri.
Festat e fundvitit po afrojnë dhe emigrantët që vijnë, rrisin mundësinë e ardhjes së këtij mutacioni në Shqipëri ndërkohë që pritet vendimi i radhës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.