Ish-i dërguar i Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell i cili ndodhet në Shqipëri ka ftuar amerikanët që ta vizitojnë vendin tonë.
Teksa ka publikuar disa foto në “Instagram” Grenell shkruan se amerikanët duhet ta vizitojnë vendin tonë ndërsa i konsideroi njerëzit “të mahnitshëm”.
“Amerikanët duhet ta vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mahnitshëm”, ka shkruar Grenell.