Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 5944 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 874,812 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar 69 viktima në 24 orët e fundit. Nga fillimi i pandemisë deri më sot janë regjistruar në total 17,237 të vdekur.

Mësohet se 95,3 për qind kishin sëmundje shoqëruese dhe ishin të grupmoshës mbi 70 vjeç. Aktualisht 594 pacientë ndodhen në intubim, ndërsa mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.
Ditët e fundit situata e pandemisë në vendin fqinj ka qenë alarmante pasi shifrat e infektimeve dhe viktimave po rriten. frikshëm Autoritetet i bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen kundër koronavirusit.