24 Nëntor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se është hapur qendra e dytë e kardiokirurgjisë në spitalet publike ne vend.
Manastirliu ka përgëzuar stafin mjekësor në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” për ndërhyrjen e parë në zemër në Shërbimin e ri.
“Është realizuar me sukses operacioni i parë në zemër në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke nisur mbarë funksionimin e qendrës së dytë të kardiokirurgjisë të spitaleve publike ??
?⚕️ ?⚕️ #UrimeStafitMjekësor?? prof. Rezar Deveja, dr. Dervish Hasi, dr. Ketjon Menkshi, dr. Nereisa Rushiti, dr. Marjeta Bilaj, për kryerjen e operacionit të parë, me mbështetjen e prof. Ilir Ohri, prof. Arben Baboçi, prof.asc. Alma Cani dhe dr. Saimir Kuçi.
#ShëndetësiaQëDuam”, shkruan Manastirliu.
Kardiokirurgjia në Spitalin “Shefqet Ndroqi” është qendra e dytë që hapet pas asaj të QSUT falë investimeve të qeverisë shqiptare.